Grante për projekte artistike në hapësirat e PARK(ing) Tiranë

//Grante për projekte artistike në hapësirat e PARK(ing) Tiranë

Grante për projekte artistike në hapësirat e PARK(ing) Tiranë

Ekphrasis Studio NGO në menaxhimin e arteve dhe industrive krijuese fitoi në Mars 2018 grantin e parë nga UNESCO- Fondi Ndërkombëtar për Larmshmërine Kulturore për Shqipërine, për Projektin HARP- Hapësira ARteve Publike “Pjesëmarrja e komuniteteve të Tiranës në Artet Publike dhe Politika” dhe ka realizuar: Harten e 1-re Dixhitale per Artet Publike Tirane; 16 muaj punishte, takime, konsultime publike me komunitete dhe artistë; hulumtimi dhe botimin e parë per “Artet Publike Tiranë- Shprehjet Artistike te se Shkuares dhe Tashmes“; 2 raporte anketimi me 770 përgjigje; një Konferencë Ndërkombëtare për Artet Publike, dhe rekomandimet e Politikës së 1-rë të Arteve Publike dhe Planit të Veprimit (2019-2024) për Tiranën, bazuar në metodologjinë nga poshtë lart, nga njerëzit në institucione, të paraqitura në Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Tiranës në 24 Qershor, 2019.

Gjatë datave 21-22 Shtator, 2019; ora 16:00-21:00, Ekphrasis Studio  do të organizoje HARP Park(ON)– Tirana Park(ing) Days me fokus përdorimin demokratik të hapësirave publike për shprehje të larmishme artistike dhe kulturore me përfshirjen e komuniteteve në artet publike, dhe rritjen e ndërgjegjësimit për hapësirat publike dhe mjedisit tonë natyror.
Ekphrasis Studio ofron 4 Grante nga $2500 (përfshire 15% tatim) për të realizuar projekte artistike, kulturore në hapësirat e parkingut në Tirane gjatë HARP Park(ON).
 Kriteret:

–  Kjo thirrje është vetëm për Gra Krijuese Shqiptare (18+ vjec)

Projektet duhet:
– Jenë mbi Temën: Natyra

– Përfshijë të paktën 2 takime konsultimi publik me komunitetet rreth zones ose të tjerë para zbatimit
– Përfshijë komunitetet në proces
– Realizohen gjatë 21- 22 Shtator, 2019; 4-9 pasdite
– Relizohen në hapësira parkingu në Tiranë. Zona për tu përcaktuar me përzgjedhësit. Mirëpresim propozimet.
*Inkurajojme aplikimet me pjesëmarrje dhe përfaqësim të artisteve gra, komuniteteve në minoritet, të marxhinalizuar, periferi, LGBTI, etj.
Afati i aplikimit 21 Gusht, 2019 ora 17:00. Për më shumë detaje vizitoni www.HARP.al ose email info@harp.al
2019-08-08T06:21:20+00:00