KONFERENCA “ARTET NË HAPËSIRAT PUBLIKE”

//KONFERENCA “ARTET NË HAPËSIRAT PUBLIKE”

KONFERENCA “ARTET NË HAPËSIRAT PUBLIKE”

Konferenca Ndërkombëtare e Arteve Publike sjell ekspertë në Tiranë!

Hapësira e Arteve Publike (HARP.al) – TIRANË, 22 Tetor, 2018

22 Tetor, ora 16.00-20.00, do të zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare për ‘Artet në Hapësirat Publike’ tek Pazari i Ri, Markata e Fruta Perimeve, Tiranë. Konferenca është e hapur për publikun e gjërë, ku gjithashtu të gjithë qytetarët, të rritur dhe fëmijë, mund të marrin pjesë në veprimtaritë ngjyruese. Ekspertë nga Kanadaja, Hollanda, Serbia, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria do të paraqesin shëmbuj dhe nisma të ndryshme për rritjen e ndërgjegjësimit, zhvillimin e bashkëbisedimit, dhe përkrahjen e pjesëmarrjes së komuniteteve nëpërmjet artit në hapësirat publike në Tiranë. Artistët që do të shfaqin punët e tyre janë Oda Haliti DJ, Ledia Kostandini me ZING CITY e cila afron fëmijë dhe të rritur në veprimtaritë ngjyruese, si dhe Dritan Mardodaj i cili do të ekspozojë fotografi dhe video. Ekspertët folës janë Blerina Berberi, Shqipëri, (projekti HARP, Ekphrasis Studio), Florent Mehmeti, Kosovë (HAPU, In Situ), Biljana Tanurovska, Maqedoni (Lokomotiva, KinoKultura), Theo Tegelaers, Holland (TAAK), Hristina Mikic, Serbi (Institute for Creative Enterpreneurship and Innovation) dhe Kevin Tummers, Kanada “Laureatet e Arteve Publike”. Për më shumë do të ketë mikrofon të hapur për këdo që dëshiron të ndajë idetë e tyre.

Ky aktivitet është pjesë e një projekti më të madh, që quhet “Pjesëmarrja e Komuniteteve të Tiranës në Politikat dhe Artet Publike” nga Ekphrasis Studio (OJF), që ka fituar për herë të parë Fondin Ndërkombëtar të Larmishmërisë Kulturore nga UNESCO’s, midis 7-të vendeve nga e gjithë bota në vitin 2017. Prej Marsit 2018, Ekphrasis Studio ka krijuar hartën e parë dixhitale të arteve publike për Tiranën, organizuar 6 punishte arti, zhvilluar një studim kronologjik përsa i përket shprehive artistike në hapësirat publike në Tiranë, dhe ka mbledhur dhe përgjigje nga pyetësorë, që do të paraqiten gjatë konferencës, që do të jenë gjithashtu pjesë e këshillimeve për Polisat e Arteve Publike, dhe për Plan Veprimin për Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Kulturës. Projekti vazhdon në vitin 2019 me festimet e komuniteteve për shprehjet artistike në hapësirat publike në Tiranë.

Konferenca zhvillohet nën përkujdesjen e Ekphrasis Studio në Shqip dhe Anglisht dhe mbështetet nga UNESCO IFCD, Ambasada e Hollandës në Shqipëri, Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë, Ndërmarrja e Dekorit – Bashkia Tiranë, Pazari i Ri, Banka Credins, Restoranti ‘Season’, Fibracolor dhe Maped.

2018-11-07T18:57:33+00:00