Merrni pjese ne Tirana Park(ing) Days/ HARP ParkON

//Merrni pjese ne Tirana Park(ing) Days/ HARP ParkON

Merrni pjese ne Tirana Park(ing) Days/ HARP ParkON

Gjatë datave 21-22 Shtator, 2019; ora 16:00-21:00, Ekphrasis Studio  do të organizoje HARP Park(ON)– Tirana Park(ing) Days me fokus përdorimin demokratik të hapësirave publike për shprehje të larmishme artistike dhe kulturore me përfshirjen e komuniteteve në artet publike, dhe rritjen e ndërgjegjësimit për hapësirat publike dhe mjedisit tonë natyror.

Ekphrasis Studio ne bashkepunim me Bashkine e Tiranes dhe Ministrine e Kultures fton te gjithe, artiste, komuniteve, biznese, OJF, etj te marrin pjese!

Kriteret:

– Te pakten nje element te jete prezent ne lidhje me Temën: Natyra
– Realizohen gjatë 21- 22 Shtator, 2019; 4-9 pasdite
– Relizohen në hapësira parkingu në Tiranë. Zona për tu përcaktuar me përzgjedhësit. Mirëpresim propozimet.
* Inkurajojme aplikimet me pjesëmarrje dhe përfaqësim të artisteve gra, komuniteteve në minoritet, të marxhinalizuar, periferi, LGBTI, etj.

Ju lutemi plotesoni aplikimin deri me 12 Shtator, 2019 ora 17:00. Për më shumë detaje vizitoni www.HARP.al ose email info@harp.al

Ekphrasis Studio NGO në menaxhimin e arteve dhe industrive krijuese fitoi në Mars 2018 grantin e parë nga UNESCO- Fondi Ndërkombëtar për Larmshmërine Kulturore për Shqipërine, për Projektin HARP – Hapësira ARteve Publike “Pjesëmarrja e komuniteteve të Tiranës në Artet Publike dhe Politika” dhe ka realizuar: Harten e 1-re Dixhitale per Artet Publike Tirane; 16 muaj punishte, takime, konsultime publike me komunitete dhe artistë; hulumtimi dhe botimin e parë per “Artet Publike Tiranë- Shprehjet Artistike te se Shkuares dhe Tashmes”; 2 raporte anketimi me 770 përgjigje; një Konferencë Ndërkombëtare për Artet Publike, dhe rekomandimet e Politikës së 1-rë të Arteve Publike dhe Planit të Veprimit (2019-2024) për Tiranën, bazuar në metodologjinë nga poshtë lart, nga njerëzit në institucione, të paraqitura në Ministrinë e Kulturës dhe Bashkinë e Tiranës në 24 Qershor, 2019.

2019-08-26T08:31:19+00:00