Njoftim Publik/ ARTET PUBLIKE TIRANË- POLITIKA DHE PLAN VEPRIMI (2019-2024)

//Njoftim Publik/ ARTET PUBLIKE TIRANË- POLITIKA DHE PLAN VEPRIMI (2019-2024)

Njoftim Publik/ ARTET PUBLIKE TIRANË- POLITIKA DHE PLAN VEPRIMI (2019-2024)

Njoftim Publik

ARTET PUBLIKE TIRANË– POLITIKA DHE PLAN VEPRIMI (2019-2024)

Rekomandime për Partneritet Civil- Publik- Privat

 Në 24 Qershor , 2019 tek Monumenti i Miqësisë në Tirane u zhvillua takimi nga Ekphrasis Studio, OJF në menaxhimin e arteve dhe kulturës, e cila dorëzoi përfaqësuesve të Bashkisë Tiranë dhe Ministrisë së Kulturës, rekomandimet për një Politikë dhe Plan Veprimi (2019-2024) për artet në hapësirat publike në Tiranë, sipas metodologjisë nga poshtë lart.

Rekomandimet për këto dokumenta strategjik janë bazuar në aktivitete të ndryshme të Projektit HARP.al– Hapësira ARteve Publike, përgjatë 16 muajve në Tiranë, përfshirë hartën dixhitale për artet publike në Tirane, kërkime, publikim “Shprehjet Artistike të së Shkuarës dhe Tashmes”, punishte, takime me artistë, konferencë ndërkombëtare, raporte mbi 770 pyetësorë nga biznese, ojf, qytetarë, artistë, etj.

Rekomandimet për një Politikë dhe Plan Veprimi 5 vjeçar për artet në hapësirat publike në Tiranë, janë një dokument i përbashkët për institucionet publike, si Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës, shoqërinë civile dhe sektorin privat. Ndër to theksohet nevoja për 33 veprime nëpërmjet  5 instrumentave strategjik për një proçes gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm për vendimmarrjen dhe artet për të gjithë grupet e interesit, për tu arritur ndërmjet Partneritetit Civil- Publik- Privat (PCPP) reflekton, edukon dhe përfshin komunitetet në procesin e imagjinimit, prodhimit dhe shijimit të arteve publike.

Ekphrasis Studio është organizata e parë në Shqipëri mbështetur nga UNESCO- Fondi Ndërkombëtar për Larmshmërinë Kulturore, për më tepër info www.EkphrasisStudio.com, www.HARP.al  ose vizitoni Qendrën Kulturore Komunitare dhe Ndërkombëtare DITArt në Tiranë

2019-06-27T08:15:24+00:00