Duke filluar që në Prill 2018, Ekphrasis Studio organizon punishte cdo muaj për të rritur ndërgjegjësimin dhe mësuar më shumë rreth arteve në hapësirat publike në Tiranë. Bashkohuni punishteve për të ndarë mendimet tuaja dhe plotësoni pyetësorë, fëmijë dhe të rritur mund të vizatojne idetë e tyre për artet publike, shohin video nga tërë bota dhe mësoni më shumë për Hartën dixhitale të arteve publike në Tiranë. Fëmijët janë gjithmonë të mirëpritur! Shihni Kalendarin për tju bashkuar punishteve, Raportet për përditësime në rezultatet e pyetësorëve dhe plotësoni në internet Pyetësorë!
Konferenca Ndëkombëtare për Artet në Hapësirat Publike me folës nga Hollanda, Serbi, Kosove, Maqedoni, Shqipëri, Kanada. Na vizitoni me dt. 22 Tetor, 2018, tek Markata e Fruta Perimeve, Pazar i Ri, Tirane. Aktivitetet:
16:00- 17:15 Oda Haliti DJ
16:00- 20:00 Foto dhe Video prezantim nga Dritan Mardodaj
Aktivitete ngjyrosje për të rritur e fëmijë me Zing City nga Ledia Kostandini
17:15- 19:30/ 15 min prezantime dhe 5 minuta për pyetje: Blerina Berberi (HARP/ Ekphrasis Studio)/ Florent Mehmeti (HAPU, In Situ)/ Biljana Tanurovska (Lokomotiva/ Kino Kultura)/ Theo Tegelaers (TAAK)/ Hristina Mikic (Institute for Creative Entrepreneurship and Innovation)/ Kevin Tummers (Public Arts Laureates/ Ekphrasis Studio)
19:30- 20:30 Mikrofon i hapur! Falenderojmë të gjithë mbështetësit! Për më shumë klikoni këtu.

Ekphrasis Studio mbështetur nga UNESCO IFCD po mbledh mendime mbi artet në hapësirat publike, të cilat do të kontribuojnë në krijimin e Politikave për Artet Publike dhe Plan Veprimi për Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Kulturës.