PO JU DËGJOJMË! MENDIMI JUAJ VLEN!

//PO JU DËGJOJMË! MENDIMI JUAJ VLEN!

PO JU DËGJOJMË! MENDIMI JUAJ VLEN!

PËR SHPËRNDARJE PUBLIKE PËR REKOMANDIME

DRAFT

POLITIKA E ARTIT PUBLIK DHE PLANI VEPRIMI  (2019-2025)

Rekomandimet për

Partneritet Civil-Publik-Privat (PCPP)

BASHKINË E TIRANËS DHE MINISTRINË E KULTURËS

Projekti “Pjesëmarrja e Komuniteteve të Tiranës në Artet Publike dhe Politikë

HARP.al- Hapësira e ARteve Publike mbështetur nga UNESCO IFCD

Përgatitur nga Blerina Berberi dhe Kevin Tummers

EKPHRASIS STUDIO (OJF)/ Qershor, 2019/ Tiranë, Shqipëri

Përktheu nga Anglishtja: Enkel Hasamataj

Falenderime te vecanta per kontributin: Shpresa Çela, Sidita Fortuzi, Enisa Cenaliaj Huso & LACA- Laboratory for Albanian Culture and Art team: Arba Bekteshi, Kailey Rocker, Raino Isto & Jonathan Eaton

Bazuar në metodologjinë nga posht lart, rekomandimet për institucionet publike rrjedhin nga të dhënat e mbledhura përmes Projektit HARP nga Ekphrasis Studio nga Marsi 2018 deri në Maj 2019 dhe janë pasqyruar në Tabelën e Politikës dhe Plani Veprimit të Arteve Publike (2019-2024). Këto dokumente kërkojnë një vendim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm për marrjen e vendimeve dhe krijimit te arteve për të gjithë palët e interesuara, dhe nën 1 Vizion, 1 Mision, 6 Parime, 4 Synime, thekson fuqizimin e shoqërisë civile, nëpërmjet 5 Instrumenteve Strategjike (Shërbimi dhe Decentralizimi, Edukimi dhe Ngritja e Kapaciteteve, Zhvillimi Lokal dhe Ndërkombëtar, Kerkimi dhe Edukimi). Keto përfshijne 33 veprime të politikave të detajuara në Planin e Veprimit (2019-2025) që propozon Partneritetet Civil-Publiko-Privat (PCPP), duke përfshirë Këshillin e Arteve Publike të Bashkisë së Tiranës dhe Këshillin e Arteve Publike të Qarkut Tiranë, një përfaqësim rajonal prej 5 territoreve bashkiake, inisiative e shoqerise civile duke perfshire sektorin privat, modele qe mund të përsëriten në Shqipëri.

Rekomandohet që në Shtator 2019, Bashkia e Tiranës të zhvillojë, përshtasë dhe aprovojë një Politikë të Arteve Publike dhe Planin e Veprimit, ndërsa Ministria e Kulturës, që po zhvillon aktualisht një Strategji Kombëtare të Kulturës, duhet të përfshijë rekomandimet e Politikës së Arteve Publike në këtë dokument strategjik dhe të miratojë një Plan Kombëtar Veprimi për Artet Publike përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës

2019-06-04T08:30:19+00:00