RRETH NESH

/RRETH NESH
RRETH NESH 2018-11-07T18:52:28+00:00

Mirësevini në Platformën HARP (Hapësira ARteve Publike), një platformë për të ndërtuar një sistem të qëndrueshëm për bashkëqeverisje për artet publike ndërmjet pjesëmarrjes së njerëzve dhe komuniteteve në Tiranë, nga Ekphrasis Studio në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Kulturë(Memorandumi i Bashkëpunimit, 5 Prill, 2018). Ndërmjet një procesi me pjesëmarrje të ndryshme, HARP është një pikë kryesore për të zhvilluar rekomandime për politika dhe plan veprimi, dhe mundësojë shpërndarjen dhe dixhitalizimin e informacionit publik për artet publike në Tiranë.

Me 13 Dhjetor, 2017, 7 projekte nga tërë bota u përzgjodhën për tu mbështetur nga Fondi Ndërkombëtar për Larmshmërinë e Shprehjeve Kulturore (IFCD) i UNESCO-s (Konventa 2005 për Mbrojtjen dhe Promovimin e Larmshmërise Kulturore). Ndërmjet tyre për herë të parë fitoi një projekt për Shqipërinë “Pjesëmarrja e Komuniteteve të Tiranës në Artet Publike dhe Politikat” nga Ekphrasis Studio (OJF) i cili ka krijuar Platformën HARP për të studiuar, promovuar e mbështetur artet publike.