TERAPIA E FUNDJAVËS SË TËRMETIT NË TIRANË

//TERAPIA E FUNDJAVËS SË TËRMETIT NË TIRANË

TERAPIA E FUNDJAVËS SË TËRMETIT NË TIRANË

HARP PARKON/ DITET E PARK(ING) TIRANE

“Pjesëmarrja e Komuniteteve të Tiranës në Artet Publike dhe Politikë”

21-22 Shtator, 2019

Përgatitur nga BLERINA BERBERI & KEVIN TUMMERS

EKPHRASIS STUDIO NGO, Tiranë, Shqipëri/  Tetor 2019

mbështetur nga UNESCO IFCD

Bazuar në gjetjet nga aktivitetet e Projektit HARP Hapësira Arteve Publike (Pjesëmarrja e komuniteteve të Tiranës në Artet Publike dhe Politikë”, siç janë kërkimi, punëtoritë me artistë, konferenca, takime publike, prezantime, etj. gjatë Mars 2018-October 2019, dhe Raporti Anketave nr.2 ku 254 prej 456 personave zgjodhën Natyrën si temën kryesore që ata dëshirojnë të shohin dhe përjetojnë më shumë, gjithashtu dhe veprimtari për të rinjtë. Shqetësimet më të mëdha përsa i përket hapësirave publike janë hapësirat e parkingut, që zënë shumicën e hapësirës publike në lagjet e Tiranës  (përafërsisht në vitin 1970 kishte 600 makina në të gjithë Shqipërinë, 1990 kishte 6,000 makina në Shqipëri, ndërsa në vitin 2015 rreth 300,000 makina vetëm në Tiranë).

Për të bashkërenduar përpjekjet me lëvizjet ndërkombëtare, Dita e Parkimit (PARKing Day) u zgjodh dhe Tirana PARKing Days/ HARP PARKon u kurua nga Blerina Berberi dhe Kevin Tummers, me temen Natyra, për ndërhyrje publike me zbatimin kryesuar nga 4 femra krijuese hqiptare, Iris Canaj, Tea Mersuli, Grace Kozeli dhe Valbona Berdica.  Projektet e përzgjedhura nëpërmjet thirrjeve të hapura shënjestruan hapësira larg bulevardit kryesor në periferi me sfida përsa i përket parkimit, ku gjithashtu mungojnë elementët përfitues të mjedisit. 8 mbledhje publike me komunitetet u organizuan për të diskutuar projektin, dhe 4 vendodhje u përzgjodhën: 2 në lagjet e artistëve, 1 aty ku banorët ishin ankuar në TV, media dhe kanë ngritur një padi në Njësinë Administrative Nr. 2 përsa i përket hapësirave publike, dhe 1 ku një kopësht qendror i planifikuar i rrethuar nga ndërtesat nga periudha e komunizmit shndërruar në hapësire parkimi per makina, dhe këndet e lojrave janë tashmë në hapësira private. Shihni HARTËN këtu

Ekphrasis Studio OJF aplikoi dhe morri leje nga Tirana Parking/ Bashkia e Tiranës, sidoqoftë komuniteti ishte shumë bashkëpunues, dhe shumica e makinave u lëvizën në kohë. Disa njoftime u vendosën në zona me detajet e ngjarjes dhe hapësirat e parkimit të përcaktuara të cilat do të shfrytëzoheshin. Ky projekt u zbatua në mënyrë të suksesshme përgjatë 21-22 Shtatorit, 2019 dhe mbi 250 m2 të hapsirës publike dhe të parkimit që zakonisht bart sëpaku 20 makina, u shndërrua në një pikë takimi komunitare e shprehjes së larmishme artistike dhe kulturore, dhe një vend “terapie” pas tërmetit. Ne shpresojmë që komunitetet dhe institucionet publike ta ndjekin këtë shembull të mire për qasjen nga poshtë-lart, të zbatohet ligji nr. 146/ 2014 për Njoftimet dhe Konsultimet me Publikun, dhe komunitetet të mblidhen dhe të organizojnë ngjarje të ngjashme kulturore dhe artisitke në hapësirat publike. Për më shumë shihni www.HARP.al

Shumë falenderime për mbështetjen dhe bashkëpunimin: Bashkia Tiranë, Tirana Parking, DITArt, Destil, DOART, Tea Room, Ansambli Folklorik Shqiponja, Ndermarrja Dekor Tirana, Metropolitan Incubator, Nevin Bilali, Arba Baxhaku, Tea Mersuli, Sidita Zaja, Elisa Kuqali, Jonida Fezga, Iris Canaj, Valbona Berdica, Moz Art, Ermira Pirdeni, Sonila Abdalli, Grace Kozeli, Albana Kozeli, Franko Dine, Alba Canaj, Anila Hoxha, Aida Xhamallati, Claudia Imami, Juli Miftari, Julia Vrapi, Zhaklina Gjolla, Klodiana Shpendi, Aldo Tare, Enisa Cenaliaj Huso, dhe të gjithë përfshirë në aktivitetet, komunitetet, familjet dhe miqtë!

Blerina Berberi dhe Kevin Tummers/ Tetor, 2019

2019-10-29T18:45:07+00:00